​Ronaldo në “Old Trafford” kundër Newcastle, formacionet e mundshme

Futboll

​Ronaldo në “Old Trafford” kundër Newcastle, formacionet e mundshme

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 13:19
Cristiano Ronaldo

Manchester United do të synojë të regjistrojë fitoren e tretë në sezonin e ri të Premier Ligës angleze, ku e pret sot në stadiumin “Old Trafford” skuadrën e Newcastle United.

I gjithë fokusi do të jetë tek kjo ndeshje pasi që pritet debutimi i dytë në karrierë i Cristiano Ronaldos me Manchester United, i cili muajin e kaluar u rikthye tek “Djajtë e Kuq” nga Juventusi.

Në xhiron e fundit, Manchester United shënoi fitore minimale 1:0 kundër Wolverhampton, kurse Newcastle rikthehet nga barazimi 2:2 kundër Southampton.

Pas tre xhirosh, “Djajtë e Kuq” gjenden në pozitën e tretë në tabelë me shtatë pikë, aq sa kanë edhe Chelsea, Liverpool, West Ham dhe Evertoni, kurse Newcastle zë vendin e 17 me vetëm një pikë.

Të dy skuadra do të kenë probleme me mungesa në këtë ndeshje, ku për Manchester United nuk do të paraqiten Rashford dhe Telles, kurse tek Newcastle do të mungojnë Anderson, Dubravka, Shelvey dhe Wilson.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Maguire, Shaw; Van de Beek, Pogba; Greenwood, Fernandes, Sancho; Ronaldo

Newcastle United (3-5-2): Woodman; Fernandez, Lascelles, Schar; Murphy, Willock, Almiron, Hayden, Ritchie; Saint-Maximin, Joelinton

16:00 Manchester United – Newcastle United (Stadiumi Old Trafford)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat