“AS’ zbulon planet e Real Madridit për vitin 2022

Futboll

“AS’ zbulon planet e Real Madridit për vitin 2022

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 12:05
“AS’ zbulon planet e Real Madridit për vitin 2022

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, transferimi i austriakut Davil Alaba, si agjent i lirë ishte një ndër lëvizjet më të mençura të Real Madridit.

Skuadra madrilene do provojë edhe disa transferime të lira, duke mos shpenzuar në transferime dhe në këmbim do t’iu ofrojë para të shumta. Deri më tani, yjet si Poll Pogba, Leon Goretzka dhe Antonio Rudiger, që janë agjentë të lirë, se bashku me më të kërkuarin, Kilian Mbape.

Thuhet se “Los Blancos” do shpenzojnë para vetëm në yjet si Mbappe dhe Haland, për ndryshe do presin derisa transferimet e reja të jenë agjentë të lirë. Për të bërë këtë, Reali do largojë yjet si Geret Bejll, Isko dhe Marselo. Të tre lojtarët që paguhen shumë do jenë pa kontratë verën e ardhshme dhe klubi spanjoll nuk do t’ia rinovojë kontratat.

Në këtë mënyrë Reali do fitonte rreth 76 milionë euro vetëm nga pagat, që do ishte e mjaftueshme për të paguar klauzolën e lirimit të Hallandit, në rast që ky i fundit zgjedh kalimin te “Galaktikët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat