Asani mbetet ende me mendjen te Partizani

Futboll

Asani mbetet ende me mendjen te Partizani

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 11:25
Asani mbetet ende me mendjen te Partizani

Stenio Xhunior ka lënë fushën e “Elbasan Arenës” me barrë të madhe mbi supe mbrëmjen e sotme. Sulmuesi i Partizanit ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në tentativë për të bërë një ekzekutim “alla” Zhorzhinjo e ka dërguar topin jashtë porte.

Por në mbështetje të tij ka ardhur menjëherë një ish-lojtar i Partizanit.

Megjithëse tashmë është pjesë e Kisvardas, zemra dhe mendja e Jasir Asanit ka mbetur te të kuqtë. Me anë të një postimi në “Instagram”, Asani i jep kurajo Xhuniorit për të mbajtur kokën lart pas penalltisë së humbur sot, në mënyrë që në fund të krenojë tifoët dhe klubin.

“Mbaje kokën lart vëlla, je më i miri. Luani nuk dorëzohet kurrë. Duhet të bësh krenar tifozët dhe klubin”, shkruan Jasir Asani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat