Reagon Kevin-Prince Boateng: Jam distancuar nga Jerome

Futboll

Reagon Kevin-Prince Boateng: Jam distancuar nga Jerome

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 11:07
Reagon Kevin-Prince Boateng: Jam distancuar nga Jerome

Kevin-Prince Boateng ka folur rreth dënimit të shqiptuar ndaj vëllait të tij, Jerome Boateng, me të cilin nuk flet tash e disa vite.

Jerome Boateng ditë më parë u shpall fajtor për një rast të dhunës në familje, pasi u konfirmua se në vitin 2018 ka sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij, Sherin Senler, me të cilën ka dy vajza.

Rreth këtij rasti ka folur edhe Kevin-Prince Boateng, i cili tha se është i distancuar nga vëllau i tij, Jerome.

“Unë jam distancuar nga Jerome që një kohë të gjatë. Unë i respektoj dhe i vlerësoj shumë ligjet gjermane. Dhe unë dënoj dhunën ndaj grave. Unë nuk kam asnjë lidhje me veprimet e vëllait tim, nuk kam asgjë të përbashkët me të tani” – tha anëtari i Hertha Berlinit.

Kujtojmë se Jerome Boateng për këtë rast është dënuar me gjobë prej 1.8 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat