Scaloni: Messi gjithmonë bën diferencën

Futboll

Scaloni: Messi gjithmonë bën diferencën

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 12:34
Scaloni: Messi gjithmonë bën diferencën

Argjentina mbrëmë fitoi ndaj Boldavisë me rezultat 3:0, në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Trajneri, Lionel Scaloni pas ndeshjes lavdëroi lojtarin Lionel Messit, i cili ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, duke ia sjellë fitoren Argjentinës 3:0, falë hat- trickut të tij.

“Sipas mendimit tim, Messi gjithmonë bën diferencën, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Fitoret lavdërohen, por ai ka qenë prej kohësh një idhull.”

“Messi do të lërë një trashëgimi për të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar. Jam krenar që kam një lojtar të tillë”, tha Scaloni.

Kështu, Messi tejkaloi legjendën Pele (77), duke u bërë golashënuesi më i mirë (79) gola, me ekipin kombëtar në Amerikën e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat