Laporta: Operojmë normalisht

Futboll

Laporta: Operojmë normalisht

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 10:58
Laporta: Operojmë normalisht

Në ceremoninë e prezantimit të sulmuesit holandez Luuk De Jong, ka qenë i pranishëm edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili ka komentuar edhe lëvizjet në merkato të klubit katalan, sidomos në lidhje me lojtarët e larguar.

Numri një i katalanëve theksoi se ishte shumë e rëndësishme që të ulej mali i pagave dhe falënderoi për këtë edhe tre kapitenët e skuadrës, teksa deklaroi se nga merkatoja e janarit, klubi mund të operojë normalisht në merkato.

“Ishte shumë e rëndësishme të ulej niveli i pagave dhe mendoj se e kemi bërë këtë me largimin e Messit dhe Griezmann, ndonëse ishin dy operacione të dhimbshme nga ana sportive.

Një kontribut të madh kanë dhënë edhe tre kapitenët, duke ulur ndjeshëm pagën e tyre, ndërsa në ditët e ardhshme presim që edhe lojtarë të tjerë të ndjekin rrugën e tyre. Mendoj se nga merkatoja e janarit do të jemi në kushtet për të operuar normalisht me afrim lojtarësh”, u shpreh Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat