FSHF, seminar me delegatët e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë

Futboll

FSHF, seminar me delegatët e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 10:26
FSHF, seminar me delegatët e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë 0

Kampionati i Kategorisë Superiore do të nisë rrugëtimin e tij të 83-të nga data 10 shtator (ditën e premte), ndërsa kampionati i Kategorisë së Parë do të ngrejë siparin nga data 11 shtator (të shtunën).

Departamenti i Garave dhe Kompeticioneve në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar këtë të enjte një seminar informues me delegatët e ndeshjeve të kampionateve të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Drejtuesi i këtij departamenti, Marjus Sulejmani shpjegoi në mënyrë të detajuar për delegatët detyrat dhe përgjegjësitë që kanë ata për të organizuar në mënyrë të suksesshme këto ndeshje.

Gjithashtu, ky edicion i Kategorisë Superiore do të nisë me një risi, ku në të gjitha ndeshjet e këtij kompeticioni do të aplikohet sistemi VAR, një nga investimet më të mëdha të  Federatës Shqiptare të Futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat