Messi shpërtheu në lot për një arsye

Futboll

Messi shpërtheu në lot për një arsye

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 10:10
Messi shpërtheu në lot për një arsye

Lionel Messi shpërtheu në lot para njerëzve të vendit të tij tij pas het-trikut të tij mahnitës kundër Bolivisë.

Kombëtarja e Argjentinës ka fituar me rezultat të thellë 3:0 në shtëpi ndaj Bolivisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Të tre gola dhe secili më i mirë se tjetri u shënuan nga lojtari kryesor dhe kapiteni i ekipit kombëtar, Messi.

Messi shpërtheu në lot gjatë festës dhe këto momente u bënë virale në rrjetet sociale, pasi shihej qartë dhe tregohej se sa do të thotë Argjentina për të.

Përveç kësaj, Argjentina arriti ta festonte titullin e Copa Americas më në fund në praninë e tifozëve të tyre.

Në turneun e Copa Americas nuk ishin lejuar tifozë, për shkak të shpërthimit të koronavirusit atje.

Festimi i titullit në praninë e tifozëve ishte mjaft emocionuese për Messin, i cili shpërtheu në lot me këtë rast.

Gjatë mbrëmjes, Messi gjithashtu theu një rekord të madh të vendosur nga legjenda braziliane, Pele.

Sulmuesi argjentinas me het-trikun ndaj Bolivisë shkoi në kuotën e 79 golave me kombëtare, duke u bërë më i mirë në histori të Amerikës së Jugut, pasi rekordi mbahet nga Pele me 77 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat