'’Djajtë’' i gjejnë zëvendësuesin

Futboll

'’Djajtë’' i gjejnë zëvendësuesin

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 18:34
'’Djajtë’' i gjejnë zëvendësuesin

Aventura e Pol Pogba te Mançester Junajtid si duket do të marrë fund sezonin që vjen, që përkon dhe me skadimin e kontratës të ylli francez.

Ky është viti i 5-të i Pogba në Mançester duke zhvilluar 137 ndeshje dhe duke shënuar 28 gola. Edhe pse me ulje-ngritje të herë pas hershme, tani Pogba është kthyer në një lider të vërtetë, dhe ardhja e Ronaldos në ‘Old Traford’ do të rrisë edhe më shumë cilësitë e ‘djajve’.

Megjithatë sipas asaj që raporton gazeta ‘Evening News Manchester’, Pogba do të largohet nga Junajtid në fund të sezonit. Me një destinacion të mundshëm ose tek Real Madrid, ose tek PSG-ja, 28-vjeçari nuk do të rinovojë kontratën e cila do ta bënte mesfushorin francez një më të paguarit në Premier Ligë.

Ndër të tjera, gazeta shkruan se Junajtid ka gjetur dhe zëvendësuesin dhe ai do të jetë mesfushori i Uest Hemit, Deklan Rajs.

Vetëm 22 vjeç, Rajs është kthyer në një lider te skuadra e tij duke bërë debutimin gjithashtu dhe me Anglinë ku është titullar i zakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat