Milani ka rifilluar shitjen e biletave për ndeshjen me Atletico Madridin

Futboll

Milani ka rifilluar shitjen e biletave për ndeshjen me Atletico Madridin

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 15:02
Milani ka rifilluar shitjen e biletave për ndeshjen me Atletico Madridin

Pas stuhisë për shkak të çmimeve të larta të biletave të grupeve të Ligës së Kampionëve dhe premtimin e Gadzidis për të rishikuar politikën financiare të klubit, Milani ka rifilluar shitjen e biletave për ndeshjen me Atletico Madridin.  

E gjithë kjo erdhi pasi tifozët kishin ankesa për çmimin e biletave pasi kushërinjtë e tyre të Interin paguanin vetëm 49 euro për të hyrë në tribunën e “Curva Nord” ndërsa rivalët e tyre 70 euro më shtrenjtë për të njëjtin sektor.

Tani biletat kanë pësuar një ulje drastike duke i përgjysmuar totalisht çmimin e biletave në 54 euro, ndërsa ulje kanë pësuar dhe sektorët e tjerë.

Gadzidis i kërkoi falje tifozëve të Milanit duke u shpjeguar se kjo ishte një politikë e klubit për të rregulluar bilancet financiare, por që hasi në kundërshti të tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat