Hamilton: Na duhet më shumë shpejtësi

Futboll

Hamilton: Na duhet më shumë shpejtësi

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 12:20
Hamilton: Na duhet më shumë shpejtësi

Fitorja në garën e Zandvoort i dha mundësi Max Verstappen (Red Bull) që të parakalojë në renditje Lewis Hamilton (Mercedes).

Holandezi ka tashmë 3 pikë më shumë në renditje se britaniku, ndërkohë që këtë fundjavë garohet në pistën italiane të Monza.

Duke folur për sfidën e radhës, Hamilton tha: “Red Bull pati disa të reja për të paraqitur në makinën e saj në garën e Zandvoort, ndërsa ne nuk kemi asgjë të re që prej garës së Silverstone. Ndaj, ata janë një hap përpara nesh për sa i përket paraqitjes në pistë”.

“Në Holandë ata ishin më të shpejtë se ne, ndaj duhet të bëjmë diçka që të kemi të njëjtin ritëm me ata.

Na duhet më shumë shpejtësi në mënyrë që të fitojmë garat e radhës”, tha Hamilton. Sfida e radhës në Monza i përshtatet Mercedes, një pistë e shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat