Ky është plani i PSG-së për rinovimin e Mbappes

Futboll

Ky është plani i PSG-së për rinovimin e Mbappes

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 09:12
Kylian Mbappe

Ky afat veror ishte ndër më të mirët në histori, me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon që kompletuan transferimet në skuadra të reja.

Një ndër top transferimet që nuk ndodhi ishte i Kylian Mbappe që kërkohej nga Real Madrid, skuadër që ofroi 220 milionë euro, por u refuzua nga PSG.

Kontratat mes Mbappes dhe PSG-së kanë ngecur, ngase ka refuzuar rreth gjashtë propozime dhe dëshiron largimin vitin tjetër si agjent i lirë.

Por, ende ka dyshime nëse Real Madrid do ta transferojë në verë, ngase “Parisienët” nuk heqin dorë nga 22-vjeçari.

Sipas Marca, klubi francez është duke përgatitur ofertë të re për Mbappe, me shpresën që t’i ndërrohet mendja.

Një ndër elementët që do ndikojnë pritet të jetë Lionel Messi dhe Neymar, kur të jenë titullarë pranë Mbappes.

Thuhet se presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka dërguar gjithashtu mesazh Mbappes për të qëndruar në “Parkun e Princave”.

Tjetër faktorë është që PSG do ndihmojë fëmijët në Paris, që është një ndër problemet pranë zemrës së Mbappe dhe nëse e bëjnë këtë do shfaqeshin besim të mirë te sulmuesi.

Ata do mbështesin dhe promovojnë projektin e Mbappes “Inspiruar nga KM” që mbështet 98 fëmijë nga 20 lagje në kapitalin francez.

Është mënyrë e ngjashme si PSG e bindi Neymarin për rinovim, ngase Nasser al Khelaifi udhëtoi me lojtarin dhe babin e tij në shkolla në Brazil për t’i dhuruar mbështetje.

Ndërkohë, në rast që Mbappe refuzon ofertat dhe synon të largohet, qysh në janar mund të nënshkruajë parakontratë me “Los Blancos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat