Qeqa Krelani: Te Kosova ka pasur shumë futbollistë të përkëdhelur

Futboll

Qeqa Krelani: Te Kosova ka pasur shumë futbollistë të përkëdhelur

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 20:39
Qeqa Krelani: Te Kosova ka pasur shumë futbollistë të përkëdhelur

Gazetarja dhe komentatorja e sportit, Qëndresa Krelani, ka thënë se te Kosova ka pasur futbollistë siç i quan ajo: “shumë të përkdhelur”.

Ajo nuk ka përmendur emra, mirëpo tha se edhe orari i stërvitjeve është bërë duke iu përshtatur ahengjeve të atyre lojtarëve.

“Në fillim ka pasë futbollista që kanë qenë shumë të përkdhelur. Është dashur që të pyeten kur e ke ditën e dasmës, që ti mandej t’i përshtatesh stërvitjeve të kombëtares. Vazhdimisht i kemi pa edhe pamjet, veç kush e mohon se kanë qenë të përkdhelur shumë futbollista të kombëtares” – tha Krelani në “ATV”.

Gazetarja e njohur si Qeqa, tutje tha se tani kanë ndryshuar gjërat, shkaku i rezultateve.

“Tash po më duket se kanë ndryshuar pak gjërat, ndoshta se jemi edhe në presion të rezultateve, jemi në krizë të rezultateve. Edhe ka futbollista aty më të vërtetë që nuk flejnë natën nëse bëjnë gabime gjatë ndeshjes” – tha ajo, përcjell Zeri.info.

Krelani këtu përmendi Lirim Kastratin, për të cilin tha se ai ka humbur vetëbesimin.

“Unë e di Lirim Kastrati, atij i ka humbur shumë vetëbesimi për shkak se ka pasë shumë raste të pastërta që na kishin dhuru gol, por nuk ka arritur me administru momentin, konkretizimin e rastit. Ai djalë ka shumë emocion para golit. Mundem me thënë që ka presionin, por kush ka më shumë presion; ai që se ka besimin e trajnerit apo ai që po e ka besimin e trajnerit” – është shprehur Qëndresa Krelani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat