FFK iu drejtohet tifozëve që do të jenë në stadium sonte në Prishtinë

Futboll

FFK iu drejtohet tifozëve që do të jenë në stadium sonte në Prishtinë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 18:03
FFK iu drejtohet tifozëve që do të jenë në stadium sonte

Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për ata që kanë bileta për ndeshjen e sotme mes Kosovës dhe Spanjës që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Federata e Futbollit të Kosovës njofton poseduesit e biletave që t’i ruajnë ato si dëshmi për lëvizje të lirë pas ndeshjes Kosovë – Spanjë gjatë orës policore”, thuhet fillimisht në njoftim.

Kujtojmë se ora policore në Kosovë nis nga ora 22:00.

“Gjithashtu njoftojmë të gjithë ata që e shfrytëzojnë parkingun prapa Pallatit të Rinisë që pagesën e parkingut mund ta bëjnë edhe gjatë hyrjes, me qëllim që të shmanget grumbullimi dhe tollovia e tepërt e veturave tek pjesa e pagesës pas përfundimit të ndeshjes”, thuhej tutje në njoftim.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta përcjellur ndeshjen është i lejueshëm vetëm 10% e kapacitetit të stadiumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat