Rubiales i mahnitur me pritjen në Kosovë

Futboll

Rubiales i mahnitur me pritjen në Kosovë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 17:14
Rubiales i mahnitur me pritjen në Kosovë

Rubiales falënderon presidentin Ademi për mikpritjen e ngrohtë!

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, njëherësh zëvendëspresident i UEFA-s, janë takuar sot për kafe në prag të ndeshjes Kosovë – Spanjë.

Me këtë rast, presidenti Rubiales e ka falënderuar presidentin Ademi për mikpritjen e ngrohtë dhe tejet miqësore në Kosovë, si nga ana e federatës e po ashtu edhe nga opinioni i gjerë.

Ai ka thënë se e gjithë ekspedita spanjolle janë shumë të kënaqur me kushtet e akomodimit në hotel, por edhe me pritjen dhe dashamirësinë e njerëzve me të cilët janë takuar. Të dy presidentët shprehën bindjen për një lojë të fortë dhe korrekte.

Ndeshja Kosovë – Spanjë zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45, derisa 10 përqind e kapacitetit të stadiumit do të jetë në shfrytëzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat