Tirana nis shitjen e biletave

Futboll

Tirana nis shitjen e biletave

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 17:12
Tirana nis shitjen e biletave

Tirana e nis kampionatin e ri me sfidën e shtëpisë, ndaj Skënderbeut, që do luhet të shtunën, në orën 13:45, në “Selman Stërmasi”.

Klubi kryeqytetas ka nxjerrë në shitje biletat për këtë ndeshje, me çmime të ndryshme në bazë të tribunave. Kuptohet me të shtrenjtat janë biletat në Tribunat A dhe B, që kushtojnë 1000 lekë. Të gjitha tribunat e tjera do të kenë çmim të njëjtë, 300 lekë.

Në bazë të protokollit, stadiumi mund të mbushet vetëm me 30% të kapacitetit.

Të interesuarit mund t’i gjejnë biletat prej orës 10:00 dhe në orën 18:00 pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi”.

Çmimet e biletave:

Tribuna A, B – 1000 Lekë të reja

Tribuna C, D, E, F, G  – 300 Lekë të reja

Tribuna H – 300 Lekë të reja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat