Gafa e McKenniet, humb ndeshjet me SHBA-të

Futboll

Gafa e McKenniet, humb ndeshjet me SHBA-të

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 18:36
Gafa e McKenniet, humb ndeshjet me SHBA-të

Shkeli protokollin anti-Covid, mbeti jashtë përfaqësueses së SHBA-ve.

Weston McKennie nuk luajti në Nashville, natën mes të dielës dhe të hënës, në ndeshjen midis Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues për Kupën e Botës 2022 në zonën e CONCACAF-it.

Mesfushori i Juventusit e pagoi shtrenjtë faktin që nuk respektoi rregulloren kundër infektimit nga Koronavirusi, ai nuk mori pjesë në ndeshjen që përfundoi 1-1. Ishte vetë lojtari që shpjegoi situatën në në Instagram:

“Fatkeqësisht, u përjashtova nga loja për shkeljen e rregullave të protokollit anti-Covid: Kërkoj falje për sjelljen time, shpresoj të kthehem së shpejti me pjesën tjetër të ekipit”.

Arsyeja e përjashtimit kuptohet nga një video e shpërndarë në rrjetet sociale, në të cilën McKennie shihet duke zbritur nga autobusi i ekipit kombëtar amerikan dhe duke ndaluar për të nënshkruar autografe dhe për të bërë “selfie” me fansat, pa veshur maskë. Kjo ishte shkelja e kryer nga lojtari i Juventusit, i cili pritet të mungojë edhe në ndeshjen e radhës së SHBA-ve me Hondurasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat