Frika e dehjes nga fitorja me Hungarinë?

Futboll

Frika e dehjes nga fitorja me Hungarinë?

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 14:27
Frika e dehjes nga fitorja me Hungarinë?

Për trajnerin Edi Reja ndeshja me San Marinon është shumë e vështirë dhe ai paralajmëron lojtarët e ekipit të tij që të mos dehen nga fitorja e arritur disa ditë më parë me Hungarinë.

“Nuk do të jetë e lehtë me San Marinon, duhet të ruhemi se është ekip i vështirë, të kemi kujdes nga kundërsulmet. Pra për ne nuk është një rival jo i lehtë”, tha trajneri Edi Reja, duke kërkuar që të ketë përqendrim dhe të mos përsëriten gabimet e ndodhura me Poloninë dhe me Hungarinë.

Duke theksuar se kombëtarja shqiptare ka ndryshuar mentalitetin e lojës.

“E kam thënë edhe më parë sulmuesi është mbrojtësi jonë i parë, duke përmirësojmë gabimet e shfaqura në ndeshjet e shkuara. Nëse arrijmë në këtë mënyrë ne do të jemi aty për t’iu rikthyer kundërshtarëve. Polonia është pak më lart, por ne mund t’ia arrijmë me besimin e duhur”, tha Reja në konferencën për shtyp përpara sfidës me San Marinos.

Sfida e tij është krijimi i grupi lojtarësh më pak në numër dhe më kualitativ. “Pas një viti kemi krijuar një lojë tonën, një identitetit tonin. Po krijojmë një bosht kualitativ me kombëtaren, se ku mund të arrijmë nuk e di, por mendojmë se të shkojmë deri në me këto eliminatore”, theksoi Reja.

Sipas tij vendi i dytë është arritshmëm nëse Polonia humb me Anglinë. Shqipëria ndodhet në vendin e tretë me 9 pikë, ndërsa Polonia ka 10 pikë dhe është në vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat