Pele shtrihet në spital

Futboll

Pele shtrihet në spital

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 18:04
Pele

Legjenda braziliane, Pele është i shtrirë në spital.

Pele ndodhet në spitalin e “Saou Paulo” që nga e marta e kaluar, derisa arsyet e sakta ende nuk dihen.

Sipas medias braziliane, “O’Rei”, ish sulmuesi kreu testet që iu shtynë shkaku i pandemisë së COVID-19, Pele ka mbetur nën vëzhgim.

Arsyeja që mbetet nën vëzhgim ende nuk dihet, sidoqoftë, Pele përmes një postimi në Instagram kishte shkruar se është mirë me shëndet.

“Djem, ende nuk kam ikur dhe ndihem mirë me shëndet. Shkova për të bërë testet si gjithmonë, që nuk kam mundur t’i bëjë shkaku i pandemisë. Tregojuni se nuk do luajë të dielën e radhës”, kishte shkruar para pesë ditëve.

Mediumi brazilian thoshte se që nga dita kur u bë ky postim, Pele vazhdon të ndodhet i shtrirë në spital.

Ndërkohë, Pele që nga pandemia e COVID-19 është ruajtur më shumë, ngase siç dihet djali i tij kishte bërë të ditur se ka frikë të dilte jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat