Martinez dhe Buendia rikthehen në Premierligë

Futboll

Martinez dhe Buendia rikthehen në Premierligë

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 16:43
Martinez dhe Buendia

Ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës, u shty për një datë tjetër.

Kjo ndodhi, sepse katër lojtarë të Argjentinës, nuk respektuan rregullat e karantinës dhe ishin titullarë ndaj Brazilit.

Tani, Federata e Argjentinës ka bërë të ditur se portieri Emiliano Martinez dhe futbollisti Emiliano Buendia janë rikthyer te skuadrat e tyre, Aston Villa.

“Me marrëveshje me trajnerin, futbollistët Emiliano Martinez dhe Emiliano Buendia u autorizuan të rikthehen në klubet e tyre”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, ende s’ka asnjë vendim lidhur me takimin e Brazilit dhe Argjentinës që u suspendua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat