Tjetër largim tek Partizani

Futboll

Tjetër largim tek Partizani

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 14:49
Tjetër largim tek Partizani

Kevi Llanaj nuk është më pjesë e skuadrës së Partizanit.

Sulmuesi anësor ka zyrtarizuar vetë “divorcin” me të kuqtë në “Story” të profilit të tij në rrjetin social “Instagram” duke shkruar se nuk është më pjesë e ekipit të Partizanit dhe duke falënderuar drejtuesit e klubit dhe tifozët për mbështetjen:

“Nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Partizanit. Falenderoj drejtuesit dhe tifozët për mbështetjen.

Ju uroj suksese!”.

22-vjeçari Llanaj gjatë sezonit të kaluar është aktivizuar me Partizanin B në 16 ndeshje nga ku ka realizuar dhe 1 gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat