Rasti i Sterling me Hungarinë është më i freskëti

Futboll

Rasti i Sterling me Hungarinë është më i freskëti

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 11:14
Rasti i Sterling me Hungarinë është më i freskëti

Racizmi vijon të mbetet prezent në futboll dhe rasti më i fundit ishte ai i Sterlind.

Sulmuesi anglez ra pre e këtij fenomeni në ndeshjen e fundit që Kombëtarja e tij luajti kundër Hungarisë. Për të zhdukur këtë plagë nga futbolli, Gareth Bale hedh një propozim radikal, teksa kërkon që në të tilla raste ekipi kombëtar të përjashtohet nga kompeticionet.

“Unë nuk e di se çfarë të bëj, por më e lehtë është të ndalosh tifozët nga stadiumet, ose nëse ata vazhdojnë të përsërisin veprimet e tyre, vendi duhet të përjashtohet nga gara.

Nëse këto gjeste të tmerrshme bëhen vazhdimisht në një vend, atëherë ndoshta gjëja më e mirë është t’i heqësh ato, t’i pezullosh dhe në këtë rast, me shpresë, të mësojnë nga mësimi”, ka thënë Gareth Bale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat