Bale i ashpër: Vendet me tifozë racistë, duhet të pezullohen

Futboll

Bale i ashpër: Vendet me tifozë racistë, duhet të pezullohen

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 22:54
Greath Bale

Anglia triumfoi me rezultatin e thellë 0-4 në transfertën ndaj Hungarisë, e vlefshme për eliminatoret e Katar 2022, megjithatë incidentet me bazë racore ishin ato që tërhoqën më shumë vëmendjen në këtë takim.

FIFA ka nisur menjëherë një hetim ndaj Hungarisë dhe Federatës vendase të futbollit mbi organizimin e ndeshjes, ndërsa masat pritet të jenë të forta, pasi ky është një rast i përsëritur për ta.

Megjithatë sulmuesi dhe kapiteni i Uellsit, Gareth Bale u tregua i ashpër në një konferencë për shtyp, pasi bëri apel që në raste të tilla të mos ndërmerren hetime që zgjatin shumë në kohë, por të veprohet me dorë të ashpër.

“Nuk e di pse bëhen hetime të tilla, që zgjasin pa fund dhe asnjëherë nuk japin dënimin e duhur. Ato që ndodhën në Hungari u panë nga të gjithë dhe nuk ka nevojë për hetime të thelluara. Unë mendoj se duhet të merren masa ndaj tifozëve racistë dhe nëse kjo nuk jep rezultat, të pezullohet edhe vendi që ata përfaqësojnë, pasi kështu mund t’u djegë dhe të tregohen më të kujdesshëm. Nëse ndonjë nga shokët e mi të skuadrës preket nga episode të tilla dhe kërkon largimin nga fusha, unë do ta ndjek pas për në dhomat e zhveshjes”, deklaroi Bale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat