Bale: Dua të luaj një Kupë Bote

Futboll

Bale: Dua të luaj një Kupë Bote

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 19:20
Bale: Dua të luaj një Kupë Bote

Gareth Bale është i fokusuar te ndeshjet e kombëtares së tij të vlefshme për kualifikueset e botërorit, Katar 2022.

Sulmuesi duket se ka rifituar buzëqeshjen, dhe në një intervistë për BBCWales para ndeshjes me Bjellorusinë ai e konfirmoi këtë.

Bale fillimisht foli për rikthimin te Reali pas huazimit te Tottenham, duke theksuar se atmosfera këtë vit për të në Madrid është ndryshe.

“Unë gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Carlo Ancelottin. Kam pasur një parasezon dhe një fillim sezoni të mirë. Këtë vit, padyshim ka një atmosferë më të mirë për mua”, pohoi uellsiani, i cili ka qenë titullar në tre ndeshjet e para të La Liga-s, duke shënuar edhe një gol përballë Levantes.

Në fund ai foli edhe për të ardhmen e tij më kombëtaren, pasi shpesh është folur për një tërheqje.

“Dua të luaj një Kupë Bote dhe Uellsin dhe të arrij 100 ndeshje,” theksoi Bale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat