Reja gjen fajtorin

Futboll

Reja gjen fajtorin

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 23:17
Reja gjen fajtorin

Shqipëria e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme serinë e ndeshjeve të shtatorit. Kuqezinjtë janë mposhtur thellë 4-1 në Varshavë, ku Polonia u tregua cinike dhe diti të përkthejë në gol mundësitë e krijuara.

Një rezultat i hidhur ky për kuqezinjtë, që vjen ndaj një kundërshtari direkt për objektivat në grup. Në përfundim të takimit vetë aktorët në fushë dhe jashtë saj kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport“.

Reja: “Në pjesën më të madhe të lojës e mbajtëm mirë topin. Nuk dua të gjej justifikime. Polonia ka meritën e saj, por arbitri e teproi pak. 3 kartona të pak minuta janë shumë. Arbitrimi sot la për të dëshiruar. Skuadra luan mirë kur është  e ekuilibruar.

Krijuam shumë raste, te disa duhet të kishim pak fat. Nuk është çështje sulmi sepse ekuilibrin e kishim. Jemi shumë mendjelehtë ndonjëherë.

Ndonjëherë mund ta nxjerrim edhe topin lartë. Por nuk kemi v.dekur akoma. Ka prapë ndeshje. Në mesfushë duhet të jemi më të kujdesshëm, të mos humbasim aq shumë topa sa me Poloninë. Kishim edhe një penallti për Manajn, ka shumë episode që mund të diskutohen. Por jemi akoma këtu, nuk ka mbaruar asgjë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat