Ndahet nga jeta ikona e Luftëtarit, Duka mesazh ngushëllimi

Futboll

Ndahet nga jeta ikona e Luftëtarit, Duka mesazh ngushëllimi

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:36
Ndahet nga jeta ikona e Luftëtarit, Duka mesazh ngushëllimi

Humbje e madhe për futbollin shqiptar, veçanërisht për atë gjirokastrit. Është ndarë para kohe nga jeta për shkak të atakut kardiak, Mustafa Hysi, një prej ikonave të futbollit të Qytetit të Gurtë. Mësohet se 59-vjeçari është ndier keq teksa ishte në shoqërinë e miqve të tij, por edhe pse iu dha shpejt ndihma e parë, nuk mundi të qëndronte në jetë. Për ikjen e parakohshme të Mustafa Hysit ka reaguar nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale presidenti i FSHF-së, Armand Duka, për të cilin Hysi ishte edhe një mik I mrekullueshëm.

Postimi i Dukës:

“Të dashur miq,

Mësova sot lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej njerëzve që i ka dhënë shumë futbollit të Gjirokastrës, Mustafa Hysi. Fillimisht si lojtar i Luftëtarit, një nga emrat më të dashur për publikun gjirokastrit së bashku me Bonin, Kallucin, Brahon dhe Seitin në fillimin e viteve 80’, Hysi ka lënë gjurmë të mëdha në futbollin shqiptar.

Mustafai e donte shumë këtë skuadër, ku edhe pasi vari këpucët si futbollist, vendosi t’i bashkohej stafit drejtues, duke qenë trajner dhe drejtues i Luftëtarit për disa sezone me radhë.

Mustafa Hysi perveçse një futbollist dhe trajner shumë i mirë, ishte dhe një mik i mrekullueshëm. Do më mungojë personalisht, mua, e të gjithë miqve të tij të shumtë.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e Hysit.

I paharruar miku im Mustafa Hysi!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat