Besiktas bën ofertë për mesfushorin e Arsenalit

Futboll

Besiktas bën ofertë për mesfushorin e Arsenalit

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Afati kalimtar veror tashmë është mbyllur në ligat më të mëdha europiane, megjithatë është ende e hapur në vendet si Turqi, Rusi, Ukrainë e Argjentinë.

Nga Turqia raportet e fundit theksojnë se skuadra turke, Besiktas ka bërë një ofertë zyrtare për futbollistin e Arsenal, Mohamed Elneny.

Beşiktaş ka përshpejtuar përpjekjet për transferim në mesfushë dhe “bardhezinjtë” duan të nënshkruajnë me Mohamed Elneny nga Arsenali.

Besiktas, të cilët thuhet se kanë dorëzuar ofertën zyrtare tek klubi anglez, do ta shtojnë mesfushorin 29-vjeçar në listën e UEFA-s nëse transferimi përfundon sot.

Lojtari egjiptian, i cili luajti për Beşiktaş në sezonin 2019-2020, shënoi 3 gola në 41 ndeshje në Arsenal sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat