Dortmundit mbetet një prioritet

Futboll

Dortmundit mbetet një prioritet

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 11:35
Dortmundit mbetet një prioritet

Rikthimi i Cristiano Ronaldos në Manchester nuk do të ndikojë në planet e klubit për të transferuar Erling Haalandin verën e ardhshme.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit mbetet një prioritet i Unitedit dhe “Djajtë e kuq” do të rikthehen për norvegjezin në afatin e ardhshme të verës për talentin që kërkohet nga shumë prej klubeve më të mëdha të Evropës.

”ESPN” zbulon se rikthimi i sulmuesit portugez në “Old Trafford” nuk do të ketë asnjë ndikim në planet e klubit për të transferuar yllin e Bundesligës, përkundrazi. 21-vjeçari, i cili menaxhohet nga agjenti i Paull Pogbasë, Mino Raiola, ka një klauzolë prishjeje të kontratës prej 75 milionë eurosh, e cila bëhet aktive në fund të këtij sezoni, pavarësisht se ai ka edhe tri vite kontratë në Dortmund.

Manchester United ka një arsenal të vërtetë në sulm këtë sezon, që përveç Ronaldos, përfshin edhe Edinson Cavanin, Markus Rashfordin, Anthony Martialin, Jado Sançon dhe Mason Greenwoodin.

“Djajtë” tentuan ta transferonin norvegjezin që kur ai luante te Red Bull Salcburgu, ndërsa trajneri Ole Gunar Solskjaer e takoi personalisht lojtarin që e stërviti te Moldeja.

Marrëdhënia e tyre është e shkëlqyer, ndërsa Haaland është një tifoz i madh i Cristiano Ronaldos dhe Manchester United mund ta shfrytëzojë këtë shans për ta joshur që të transferohet në “Teatrin e Ëndrrave” dhe të luajë me idhullin e tij të fëmijërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat