Reagon Pele për shendetine  tij: Nuk më ka rënë të fikët

Futboll

Reagon Pele për shendetine  tij: Nuk më ka rënë të fikët

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 16:04
Reagon Pele për shendetine  tij: Nuk më ka rënë të fikët

Gjithçka vjen drejtpërdrejtë nga Pele. Mediat braziliane sot kanë raportuar, se atij i ka rënë të fikët dhe është shtruar në spital, duke aluduar për një gjendje jo të mire shëndetësore.

Por ka qenë vetë ish-futbollisti i famshëm, që folur në mediat sociale, duke postuar një mesazh inkurajues për të gjithë tifozët.

“Djema, unë nuk kam vdekur dhe jam në gjendje të shkëlqyer shëndetësore,”– ka shkruar ‘O Rei’ në Twitter. 

“Unë shkova për kontrollet e mia rutinore, të cilat nuk kisha qenë në gjendje t’i bëja më parë për shkak të pandemisë,”– ka deklaruar Pele, duke përgënjeshtruar çdo lajm të mëprshëm për gjendjen e tij fizike pas raportimit për shtrimin e tij në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat