Kaos te Arsenali

Futboll

Kaos te Arsenali

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 15:24
Kaos te Arsenali

Kompanitë europiane të basteve kuotojnë Brendën Roxhersin si kandidatin favorit për të zëvendësuar Mikel Artetën në stolin e Arsenalit. Spanjolli ka pësuar tri humbje në 3 javët e para të Premier Ligës dhe skuadra e tij nuk e ka shënuar ende golin e parë në kampionat këtë sezon (ka pësuar 9).

Stoli i Artetës është në rrezik dhe deri tani ishte përmendur emri i Antonio Kontes si kandidat për ta zëvendësuar në rast shkarkimi. Por në Angli besojnë se në rast se drejtuesit e “Topçinjve” do të marrin një vendim drastik, atëherë tekniku aktual i Lestërit është favorit për ta zëvendësuar.

Emri i Kontes dhe ai i ish-trajnerit të Bornmëthit, Edi Hau, renditen menjëherë pas irlandezo-veriorit si kandidatë potencialë për të marrë timonin e Arsenalit. Është hera e parë që prej vitit 1954 që “Topçinjtë” humbasin tri ndeshjet e para të kampionatit dhe sot ata renditen në vend të fundit të klasifikimit, një situatë e pazakontë për një klub me historinë e tyre.

Uillian pranoi të prishte kontratën me Arsenalin, duke i kursyer klubit 22 milionë paund për të firmosur me Korinthiansin.

Agjenti i brazilianit, Kia Jorabçian, shpërtheu kundër klubit dhe mbrojti klientin e tij, duke thënë: “Ai nuk shkoi tek Arsenali për para. Cili lojtar ka shkuar tek Arsenali dhe nuk ka qenë një dështim?! Nuk ishte Uillian problemi i Arsenalit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat