Teuta i jep fund pushimeve dy ditore

Futboll

Teuta i jep fund pushimeve dy ditore

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 14:21
Teuta i jep fund pushimeve dy ditore

Teuta i jep fund pushimeve dy ditore dhe nga dje ka nisur zyrtarisht përgatitjet për kampionatin e ri.

“Panorama Sport” mëson se durrsakët kampionë në fuqi do të bëjnë hapjen e këtij sezoni në Superiore me ndeshjen ndaj Partizanit, që do të zhvillohet më 10 shtator, ora 19:00 në stadiumin “Niko Dovana”.

Skuadra pret që të kompletohet edhe me rikthimin në formë të Lorenco Vilës.

Ai pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Sherif Tiraspolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat