Deputetja e Kosovës befasohet gjatë pushimeve nga futbollisti i Afrikës

Futboll

Deputetja e Kosovës befasohet gjatë pushimeve nga futbollisti i Afrikës

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 11:24
Deputetja befasohet gjatë pushimeve nga futbollisti i Afrikës

Mbrëmjen e djeshme, deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, është befasuar nga partneri i saj, futbollisti afrikan, Keith Groeneveld.

Çifti po i shijojnë në maksimum ditët e pushimit, para se Adriana të rikthehet në Kuvendin e Kosovës.

Aktorja zbuloi mbrëmjen e djeshme se Keith i ka përgatitur asaj një darkë romantike befasi. Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto, në të cilat shihet duke pozuar krah futbollistit afrikan.

Image

Adriana shfaqet e veshur me një crop top të bardhë dhe me xhinse të bardha, ndërsa Keith me një këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza.

“Çdo herë duke u befasuar nga ky mashkull i pashëm. I uroj çdo femre në botë një mashkull që e trajton një grua siç bën ai. Me të vërtetë, një bekim nga Zoti. Për të gjithë urrejtësit, kujdes, po urreni një dhuratë nga Zoti”– shkroi Matoshi krahas postimit, duke i paraprirë komenteve negative të disa ndjekësve.

Dy muaj më parë, çifti festoi një vjetorin e lidhjes. Dyshja publikuan në llogaritë e tyre në Instagram disa foto ku shiheshin shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Krahas tyre, aktorja e njohur falënderoi partnerin 19 vite më të ri që është pjesë e jetës së saj.

Ajo shkroi se Keith gjithë kësaj periudhe kurrë nuk është mundur të ndryshojë diçka tek ajo dhe e ka pranuar me të këqijat e të mirat e saj, duke e bërë të kuptojë se vlen. 

Image

Mirëpo, përveç urimeve, çifti mori edhe shumë kritika dhe madje disa prej ndjekësve të tyre dyshojnë që janë vërtetë të dashuruar.

“Nëse ka dashuri të sinqertë midis jush, atëherë do të ketë dashuri edhe mes meje e Samuel Umitit”, shkruante një ndjekëse.

”E keqja është që s’po të njoh as ty, as Samuelin. E mira është që ti kënaqesh duke u frymëzuar prej nesh. Paqe zemër!”,- ishte përgjigja që Adriana i dha asaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat