Edhe Pele uron Ronaldon për rikthimin te Man United

Futboll

Edhe Pele uron Ronaldon për rikthimin te Man United

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 20:36
Cristiano Ronaldo dhe Pele

Legjenda braziliane, Pele ka uruar yllin Cristiano Ronaldo për kalimin te Manchester United.

Rikthimi i Ronaldos te Man Unitedi është konfirmuar në mëngjes përmes një komunikate zyrtare.

Pele nuk ka harruar të urojë Ronaldon për këtë rikthim me disa fjalë të bukura.

“Nuk ka asnjë ndjenjë më të mirë se të pushtosh botën dhe të kthehesh në shtëpi”.

“Gjithmonë qëndro i lumtur, Cristiano”, shkroi ai.

Ndërkohë, CR7 pas ndeshjeve me Kombëtaren e Portugalisë mund të debutojë me Manchester Unitedin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat