Reagon Rashica

Futboll

Reagon Rashica

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 18:03
Reagon Rashica

Gjatë ditës së sotme u bë e ditur se Milot Rashica nuk do të luajë në ndeshjen e parë për Kosovën kundër Gjeorgjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i tij Norwich City nëpërmjet një komunikate, ku ka shpjeguar se arsyeja e mungesës së tij është që Gjeorgjia gjendet në listën e kuqe të Britanisë së Madhe (COVID-19).

Dhe, pas kësaj ka reaguar vet Rashica, i cili me anë të një fotografie me fanella të Kosovës, bashkangjitur flamurin, ka lënë për të nënkuptuar se është gjithmonë me Kosovën edhe nëse jo në fushë, , shkruan Insporti.

Por, Rashica kundër Greqisë më 5 shtator, dhe kundër Spanjës më 8 shtator, do të jetë i gatshëm të luajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat