Partizani mbetet “thatë”!

Futboll

Partizani mbetet “thatë”!

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 17:38
Partizani mbetet “thatë”!

Dinamo nuk njeh limite në këtë merkato verore. Blutë kryeqytetas kanë blinduar sulmin me një tjetër futbollist cilësor. Supersport ka zbuluar se Dinamo ka mposhtur konkurencën e Partizanit duke arritur akordin me Apoloninë për Mario Gjatën.

21-vjeçari fierak i cili edhe pse ishte shumë pranë firmës me Partizanin ka zgjedhur anën tjetër të kryqytetit duke veshur fanellën blu të Dinamos.

Marrëveshja mes Dinamos dhe Apolonisë  është arritur dhe tashmë pritet vetëm firma e Gjatës dhe prezantimi i tij zyrtar me Dinamon.

Gjata i cili spikati në sezonin e fundit të Kategorisë Superiore teksa në 35 ndeshje me fierakët arriti të realizonte 8 gola, do të bashkohet te Dinamo me ish-shokët e tij te Apolonia si Romeo Harizaj, Rimal Haxhiu dhe Redon Mihana të cilët gjithashtu janë bashkuar me Dinamon në këtë merkato verore.

Mario Gjata është afrimi i fundit i kësaj merkatoje për Dinamon që e rikthyer në Superiore pas 9 vitesh do të kërkojë të lerë menjëherë shenjë pasi ka afruar në gjirin e saj të tjerë emra cilësorë si Agim Ibraimi, Enis Gavazaj, Patrik Bardhi, Besir Demiri, Aleksandar Isaevski e Goran Siljanovski. Me emra të tillë në ekip dhe me një trajner si Bledi Shkëmbi në stol, Dinamo i ka të gjitha mundësitë për të luftuar për titullin kampion në edicionin 2021-2022 të Kategorisë Superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat