Shevchenko drejt një kombëtare tjetër

Futboll

Shevchenko drejt një kombëtare tjetër

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 12:42
Shevchenko drejt një kombëtare tjetër

Ish-trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko, mund të drejtojë ekipin kombëtar të Uzbekistanit.

Kjo u raportua nga “Sports.kz”, duke cituar burime nga Federata e Futbollit të Uzbekistanit. Kjo e fundit do ta marrë parasysh kandidaturën e ish-sulmuesit të Milanit. Duket se një propozim zyrtar tashmë është gati.

Shevchenko ishte trajneri i ekipit kombëtar të Ukrainës për pesë vite, por pas “Euro 2020” u largua nga posti. Nën udhëheqjen e tij, Ukraina arriti në çerekfinale të Kampionatit Europian.

Në këtë raund u eliminua nga Anglia, e cila fitoi 4-0 në “Olimpico” të Romës. Më pas, Shevchenko nuk e rinovoi kontratën e tij me ekipin kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat