Nuk po bind

Futboll

Nuk po bind

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 11:53
Nuk po bind

Çuditërisht, Dejan Kulusevski mund të largohet nga Juventusi në orët e e fundit të tregut të transferimeve.

Sipas lajmeve të raportuara nga “Corriere dello Sport”, në fakt, Atalanta do të ishte në gjurmët e suedezit të lindur në vitin 2000.

Ai cilësohet nga drejtuesit bergamaskë një përforcim i shkëlqyer për t’u përballur më mirë me kampionatin dhe Ligën e Kampionëve.

Te Juvja, Kulusevski përpiqet të gjejë pozicionin e duhur nga pikëpamja taktike dhe për këtë arsye bardhezinjtë nuk do t’i thonë jo një oferte të rëndësishme nga pikëpamja ekonomike.

Do të shohim se çfarë do të ndodhë në këto orë të fundit, por vendimtare do të jetë biseda me trajnerin i cili është i vetmi që mund ta largojë ose mbajë në ekip Kulusevksin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat