Nga Kosova në Dinamo

Futboll

Nga Kosova në Dinamo

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 11:43
Nga Kosova në Dinamo

Dinamo e Tiranës nis kampionatin në transfertë, ku në javën e parë do të përballet me Kastriotin në stadiumin e Kamzës, që është shtëpia provizore e krutanëve. Sa i përket merkatos në hyrje, dinamovitët e konsiderojnë veten të kompletuar, por klubi ende nuk e ka mbyllur procesin e prezantimeve të lojtarëve që kanë në dispozicion.

Njëri nga këta është mesfushori Arb Shala, i cili po stërvitet prej tri javësh me blutë.

17-vjeçari shikohet si një lojtar interesant e i perspektivës dhe ka qenë kërkesë e trajnerit Bledi Shkëmbi që ai të vishet blu, pasi cilësitë e tij ai i njeh që kur drejtonte në Kosovë.

Shala vjen nga moshat e skuadrës së Gjilanit dhe te Dinamoja mendohet që të rritet e të hedhë hapin e madh në karrierë. Pra, Arb Shala mund të jetë pjesë e Dinamos së Superiores dhe kështu i bie që blutë të mos presin gjë nga merkatoja në hyrje, njofton Panorama sport.

Nga dje, ekipi ka nisur përgatitjet në kompleksin “Football Republic” dhe gjatë kësaj jave shpresojnë që të luajnë edhe miqësoren e fundit në prag të fillimit të sezonit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat