Barcelona e refuzoi Cristiano Ronaldon

Futboll

Barcelona e refuzoi Cristiano Ronaldon

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 22:16
Cristiano Ronaldo.

Një ndër radiot më të dëgjuar në Spanjë, “Radio Catalunya” ka dhënë disa detaje për sulmuesin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.

Radio katalunase raporton se CR7 gjatë verës i ishte ofruar Barcelonës.

Përmes agjentëve të tij, portugezi donte kalimin te rivali i përbetuar i ish skuadrës së vjetër.

Mirëpo, Barcelona menjëherë e refuzoi këtë mundësi për arsye që nuk shpjegohen, nëse nuk e pëlqenin lojtarin, apo edhe nuk kanë pasur financa për të nënshkruar me të.

Ndërkohë, javën e kaluar, Ronaldo zyrtarisht iu bashkua Manchester Unitedit, me të cilët nënshkroi kontratë dyvjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat