CAS refuzon apelimin e La Liga-s

Futboll

CAS refuzon apelimin e La Liga-s

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 17:03
CAS refuzon apelimin e La Liga-s

Beteja ndërmjet La Liga-s e FIFA-s për lojtarët e kombëtareve vazhdon ende pasi federatat spanjolle e futbollit ishte kundër vendimin të selisë numër 1 të futbollit në botë kur vendosi që të shtyhej për dy ditë grumbullimi  i futbollistëve të kombëtareve në Amerikën e Jugut, por që hasi në kundërshtimin e La Liga-s.

FIFA e pranoi kërkesën e CONMEBOL-it, por La Liga iu drejtua Gjykatës të Apelit, CAS, në Lozano, por dhe kjo e fundit i ka kthyer përgjigje negative federatës spanjolle duke lënë vendimin e FIFA-s në fuqi.

Për këtë ka reaguar dhe presidenti i La Liga-s, i cili ka kërkuar shtyrjen e dy ndeshjeve të javës së katërt Sevija-Barcelona dhe Vijareal-Alavesh, për shkak se ka përplasje datash dhe lojtarët e grumbulluar me kombëtaret do t’i humbisnin këto dy sfida.

Ende nuk dihet se si do të shkojë puna e lojtarëve të kombëtareve, pasi Anglia dhe Spanja reaguan ashpër duke ndaluar futbollistët e tyre të udhëtojnë drejt vendeve që janë në listën e kuqe të infektimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat