Guardiola: Kane? Nuk e morëm sepse mjeshtri i madh kuptoi gjithçka

Futboll

Guardiola: Kane? Nuk e morëm sepse mjeshtri i madh kuptoi gjithçka

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 07:17
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur në lidhje me Harry Kane dhe transferimin e dështuar të anglezit te Qytetarët.

“Klubi ka bërë gjithçka ishte e mundur. Por nuk kemi folur me Tottenham, nuk kemi bërë asnjë ofertë, sepse ata nuk donin të negocionin”, ka thënë spanjolli për Sky Sports.

“Dhe kur një skuadër nuk do të negociojë, atëherë nuk mund të bësh asgjë. Kemi provuar të hapim një derë, por mjeshtri i madh i negociatave, zoti Daniel Levy (presidenti i Tottenham), e ka mësuar dhe nuk kemi mundur të bëjmë asgjë”, ka shtuar Pep.

“Ndoshta edhe unë do të kisha bërë të njëjtën gjë po të kisha Harry Kane në skuadrën time. I uroj më të mirën atij për vitet e fundit të karrierës në Londër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat