Real Madridi fiton sfidën në Sevilla, merr kreun e tabelës 

Futboll

Real Madridi fiton sfidën në Sevilla, merr kreun e tabelës 

Nga: K.Goca Më: 28 gusht 2021 Në ora: 23:55
Real Madridi fiton sfidën në Sevilla, merr kreun e tabelës 

Real Madridi ka shënuar fitore të madhe në stadiumin “Benito Villamarín” në Sevilla.  

Realit i mjaftoi goli i futbollistit Daniel Carvajal, për ta mposhtur me rezultat 1:0 Betisin, në takimin e javës së tretë të Kampionatit të Spanjës.

Në minutën e 61-të, Karim Benzema asistoi për mrekulli nga krahu i kundërt dhe Carvajal nuk e lë topin të bie as në tokë duke e goditur me të parën nga 10-11 metra dhe shënuar në këndin e poshtëm, 0:1.

Image

Ndeshjen e përcollën 22.590 shikues. 

Reali kryeson me 7 pikë, duke lënë pas me të njëjtat pikë (7) Sevillën, Valencinë, Mallorca-n, pastaj Atletico Madridin (një ndeshje me pak) me 6 pikë, Sociedadi 6  etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat