Nuhiu: Edhe Llapi ka pasur rastet e veta

Futboll

Nuhiu: Edhe Llapi ka pasur rastet e veta

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 20:08
Nuhiu: Edhe Llapi ka pasur rastet e veta

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes u shpreh se të dy skuadrat luftuan, por theksoi se në 30 minutat e fundit ekipi i tij e dominoi Llapin, shkruan Gazeta Olle. “Një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat.

Edhe Llapi ka pasur rastet e veta, por unë mendoj që 30 minutat e fundit e kemi dominuar ndeshjet, thjesht nuk kemi arritur të realizonim.

Kemi punuar gjatë javës pasi e kemi parë që edhe në ndeshjen e parë nuk kemi arritur të shënonim gol dhe u munduam që të punojmë në atë aspekt, por disa futbollistë që kanë mbetur jashtë shkak lëndimeve mendoj që do të shfrytëzojmë këtë pushimin për të ardhur deri tek më e mira e tyre.

Ne kemi punuar gjatë javës dhe mendoj që kemi pasur dy tri raste por që nuk kemi arritur të realizonim dhe mendoj që mbrojtësat anësor kanë fuksionuar për mrekulli por ai konkretizimi final na ka munguar”, përfundoi Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat