Ndërpritet ndeshja

Futboll

Ndërpritet ndeshja

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 18:45
Ndërpritet ndeshja

Sulmuesi i Kombëtares, Xhakomo Vrioni ishte titullar ditën e sotme në sfidën që skuadra e tij luajti përballe Klagenfurtit.

Por një dukuri e çuditshme pushtoi fushën duke çuar në anulimin e ndeshjes. Pas vetëm 20 minutash lojë, një stuhi e madhe shiu pushtoi fushën duke e bërë të pamundur vazhdimin e ndeshjes.

Gjyqtari vendosi të ndërpresë ndeshjen pasi kushtet ia bënin të pamundur vazhdimësinë e lojës. Nuk ka ende një njoftim se kur do të luhet ndeshja.

Vrioni u transferua këtë verë te skuadra austriake në huazim nga Juvja, teksa ka shënuar 1 gol në kampionat dhe shkëlqeu në dy miqësore të luajtura me Tirolin duke realizuar 4 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat