Struga TL kthehet me një pikë nga Kavadarci

Futboll

Struga TL kthehet me një pikë nga Kavadarci

Nga: K.G. Më: 28 gusht 2021 Në ora: 18:11
Struga TL kthehet me një pikë nga Kavadarci

Skuadra Shqiptare Struga Trim & Lum kthehet me një pikë nga Kavadarci, duke barazuar me rezultat 1:1 me Tikveshin. 

Vendasit kaluan në epërsi me golin e Hristov në minutën e 10-të. 

Struga pas angazhimit të madh shmang humbjen falë golit të Skënderit në minutën e 80-të.

Pas javës së pestë, Struga TL mbetet pa humbje, me dy fitore e tre barazime, renditet në vend të tretë me 9 pikë, ndërsa Tikveshi është i 11-ti me 2 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat