​Rodri shënon për Cityn, tifozët e Arsenalit e festojnë golin e tij

Futboll

​Rodri shënon për Cityn, tifozët e Arsenalit e festojnë golin e tij

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 15:22
Tifozët e Arsenalit

Në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Arsenalit tanimë dihet se kush do të jetë fituesi, ku vendasit kanë shënuar edhe golin e katërt në ndeshje.

Mesfushori Rodri ka shënuar për 4:0 në minutën e 53’, duke ia përkeqësuar punët Arsenalit me 10 lojtarë.

Në shenjë revolte kundër klubit dhe trajnerit, disa prej tifozëve të “Topçinjëve” janë larguar nga stadiumi, kurse pjesa e mbetur e tifozëve të tyre, në golin e katërt që e shënoi Rodri, filluan të festonin.

Videon e tifozëve të Arsenalit duke e festuar golin e Rodrit e gjeni më poshtë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat