Mësohen shpresat e debutimit të Nedim Bajramit

Futboll

Mësohen shpresat e debutimit të Nedim Bajramit

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 14:42
Mësohen shpresat e debutimit të Nedim Bajramit

Reja ka publikuar listën e lojtarëve që janë thirrur për ndeshjet e shtatorit.

Fillimisht Shqipëria do të përballet në transfertën e Polonisë, për të vazhduar me përballjen kundër Hungarisë dhe San Marinos.

Debutesi ishte Ernest Muçi, ndërsa kthehet Çepele dhe Broja. Por e gjithë vëmendja ishte fokusuar te Nedim Bajrami, ylli i Empolit që i mungon emri në listë.

Megjithatë “Sport Ekspres” siguron informacionin se Bajrami mund të debutojë për këto ndeshje të shtatorit.

Përgjiigja e gjyqit do të jepet brenda 31 gushtit dhe nëse do të lejohet për të veshur fanellën e kuqezinjëve, Bajrami do të grumbullohet menjëherë nga Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat