Përbërja e Real Madridit me Mbappen

Futboll

Përbërja e Real Madridit me Mbappen

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 11:39
Përbërja e Real Madridit me Mbappen

Paris Saint Germain vazhdon të heshtë karshi ofertës së Real Madridit, por mediat në Spanjë raportojnë se Kylian Mbappe do të përfundojë në “Santiago Bernabeu”.

AS ka publikuar formacionin e mundshëm të Realit me ardhjen e Mbappes.

Sipas të përditshmes madrilene, Hazard mudn të mos largohet nga formacioni startues – ai mund të marrë vendin e Bale kurse të tijin ardhja e re, Mbappe, që do të kenë në krah në sulm Karim Benzeman.

Mesfusha do të jetë edhe këtë sezon ajo që ka shkruar historinë për shumë vite, Kroos, Modric dhe Casemiro.

Ndryshime do të kenë në mbrojtje, pas largimeve të Raphael Varane dhe Sergio Ramos.

Sipas AS, Ancelotti preferon në mbrojtje Nachon para Militaos, që do të startojë në shumicën e ndeshjeve me Alaban në qendër, derisa në të majtë pritet të luajë rregullisht Mendy dhe në të djathtë Dani Carvajal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat