Ylli i Real Madridit në radarin e Juves

Futboll

Ylli i Real Madridit në radarin e Juves

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 18:31
Ylli i Real Madridit në radarin e Juves

Juventus nuk do të dalë skuadra më e humbur e kësaj merkatoje verore.

Teksa gjigandët e Europës po transferojnë yje për miliona euro, bardhezinjtë tashmë duan një zëvendësues për Ronaldon.

Në krye të listës së dëshirave ndodhet Hazard. Që nga largimi nga Chelsea, belgu nuk e ka gjetur më veten.

Gjithsesi ai kërkon të ringrihet tek Real Madrid edhe pse me transferimin e Mbappe në ‘Bernabeu’ duket e vështirë.

Juventus mundet edhe ta huazojë Hazardin ndërkohë që në Torino 30-vjeçarit do i garantohej vendi në formacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat