Një epokë e re fillon në “Mannschaft” dhe e bën këtë trajneri i ri Hansi Flick me listën e parë të tij. Pasardhësi i Joachim Löw do të bëjë debutimin në stolin gjerman në kualifikueset e shtatorit kundër Lihtenshtajnit (2 shtator), Armenisë (5 shtator) dhe Islandës (8 shtator).
Ndryshe nga Löw, ish-trajneri i Bayernit zgjedh të mbajë një bllok lojtarësh me përvojë dhe të vonojë ndryshimin e gjeneratës te Gjermania.
Dallohet prania e Müller, një lojtar i cili u la jashtë kombëtares pas dështimit në Kupën e Botës së Rusisë, pastaj u kthye vetëm për finalet e Kampionatit Europian për shkak të nivelit të dobët të ofruar nga ekipi gjatë kualifikueseve.
E njëjta gjë ndodhi me një Hummels, i cili nuk është në listën e Flick për shkak të dëmtimit. Reus, gjithashtu kthehet, pasi u shërua nga dëmtimet e shumta që e privuan atë të luante një rol të rëndësishëm gjatë vitit të fundit të trajnerit Löw. Siç pritej, blloku Bayernit, i formuar nga Müller, Neuer, Süle, Gnabry, Goretzka, Kimmich, Sané dhe Musiala mbetet edhe me Flick në stol.